Lajme
Biznesmeni që merrej me trafik droge/ Gjykata në pritje të dosjes së tij nga Spanja

Biznesmeni shqiptar, Nikolin Janina, i akuzuar për trafik droge dhe i shumëkërkuar nga autoritetet spanjolle, është lënë në burg deri në mbërritjen e dosjes së tij nga Spanja.
Janina u arrestua dy ditë më parë me qëllim ekstradimin e tij në Spanjë. Janina akuzohet se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte drogëra të ndryshme në shtete të Europës.


















