Lajme
Berisha zbardh skenarin e Ramës/ Ja pse kërkon të marrë Presidencën

Për ish kryeministrin Sali Berisha, Edi Rama kërkon të marrë Presidencën për të shpëtuar veten.
Në një intervistë për media, Berisha tha se Rama ka frikë nga ndëshkimi i ligjit, për shkak se ka firmosur për inceneratorët.
“Një gjë për shembull në zarfin që hapi, u tha socialistëve që më i propozuari del Edi Rama.
Merre pak, a e propozuan socialistët për ta hequr qafe apo e shpalli ky dhe nuk kanë propozuar aty, por e ka shpallur ky se ka dëshirë. Nuk mund të them, por si ekzil për të siguruar veten nga ata që i vijnë mbrapa.
E tha ai vetë, kam firmos, kam firmos. Unë kam qenë 8 vite dhe përgjigjem për çdo firmë. Ka firmosur te inceneratorët“, u shpreh Berisha./CNA.al




















