SKENA
Bashkohen sërish Bora dhe Donaldi? Dyshimet që çojnë në përgjigje

Ende vijon të përflitet për dyshen Bora-Donald! Shumë fansa kanë kërkuar herë pas here rikthimin e tyre por së fundmi Kryefjala.com bën me dije se dyshja janë bashkë.
Po, po e lexuat mirë. Sipas Kryefjala.com, Bora ka shoqëruar së fundmi me makinën e saj Donaldin, në një koncert që ai ka patur në Kosovë.
Më tej, thuhet se dyshja janë parë në Morinë së bashku, ku ka qenë Bora në timon ndërsa Donaldi pasagjer. Që të dy kanë patur kapele në kokë, për t’u kamufluar disi.
















