Connect with us

Lajme

Balla: Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i debatit Bullgari-Maqedoni e Veriut

Publikuar

më

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se Shqipëria nuk mund të jetë dëmi kolateral i debatit mes dy shteteve, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Balla tha se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga procesi me Maqedoninë e Veriut nëse në muajin Qershor nuk mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

Lidhur me ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse në Qershor nuk hapen negociatat për anëtarësim në BE, opozita bëri kërkesë që sot në Parlament të mbahet mocion me debat.

Por Taulant Balla tha se nuk do ta votojnë mocionin me debat për këtë çështje.

“Ju përshëndes që keni hequr nga dokumente ku përfshihet non grata. Ky është hap i madh dhe keni kuptuar që mos sillni më kërkesa më firmën e non gratës. Nuk do miratohet kërkesa nga ana jonë sepse më vjen keq që s’keni kuptuar asgjë. E dyta, nëse doni instrument parlamentar për t’u sqaruar keni mundësitë të përdorni instrumentin e interpelancë, por mocion me debat për këtë çështje se Shqipëria në Qershor nëse nuk do mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo është një çështje që unë mendoj se është në të drejtën tonë. Ne kemi zhvilluar edhe një proces shumë të gjerë konsultimi me publikun.

Shqipëria nuk ka plan B, ka vetëm plan A. Plan B keni vetëm ju që anti-amerikanizmin e keni kthyer në doktrinë”, deklaroi Taulant Balla.

Pas fjalës së kreut të grupit të PS, kërkesa e opozitës për mocion me debat u hodh poshtë me votat e mazhorancës. /tvklan.al

Shqipëri21 minutes ago

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

Lajme1 hour ago

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Maqedoni2 hours ago

3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet

Shqipëri3 hours ago

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

Lajme4 hours ago

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Lajme4 hours ago

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë

Lajme5 hours ago

Zv/ministri Sulejmani: Pas 58 vitesh hapet rruga që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Lajme5 hours ago

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Maqedoni5 hours ago

Sulejmani sqaron detajet: 12 lëndët teorike të provimit të jurisprudencës do të jenë në gjuhën shqipe

Shqipëri6 hours ago

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

Lajme6 hours ago

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Lajme7 hours ago

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

NA NDIQ NË FACEBOOK