Lajme
Arrestohet i moshuara nga Gostivari! Tentoi ta sulmojë me mjet të mprehtë nusen e djalit të tij

Dje në mbrëmje (25-maj) rreth orës 22:40, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të
Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 71- vjeçarin R.I. nga Gostivari, i cili sipas raportit kishte tentuar të sulmojë me një mjet të mprehtë nusen e djalit 31-vjeçare, raporton KlanMacedonia.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.
















