Connect with us

Tech & Auto

Apple ndalon prodhimin e iPod

Published

on

Apple ka njoftuar se ka ndërprerë prodhimin e iPod-it, më shumë se 20 vjet pasi i pari u lansua në tetor të vitit 2001.

iPod-i më i fundit i lëshuar ishte brezi i shtatë i iPod Touch në maj të 2019-ës, ndërsa modeli i parë i iPod-it, me rrotën e tij mekanike të lëvizjes dhe kapakun e bardhë, ishte i pari MP3 player që paketoi 1000 këngë.

iPod-i origjinal u zbulua nga Steve Jobs më 23 tetor 2001 me një çmim prej 399 dollarë, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Apple tha se klientët mund të blejnë iPod Touch përmes Apple.com, vendndodhjeve të Apple Store dhe rishitësve të autorizuar të Apple derisa furnizimet mbarojnë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media