Sport
Aksident i rëndë në Formula 1, ndahet në mes makina e Mick Schumacher

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në garën e Formula 1 në Monako këtë të dielë. Makina e Mick Schumacher u përfshi në një aksident të rëndë dhe u nda në dy pjesë si pasojë e përplasjes.
⚠️ SAFETY CAR ⚠️
Mick Schumacher walks away from his car after crashing into the barriers at the Swimming Pool section #MonacoGP #F1 pic.twitter.com/yHQszKxGpg
— Formula 1 (@F1) May 29, 2022
Për fat të mirë, djali 23-vjeçari i legjendës Michael Schumacher doli nga makina pa asnjë dëmtim.
Makina e sigurisë hyri në pistë deri sa të pastrohej rruga dhe të largohej makina e dëmtuar.
23-vjeçari humbi kontrollin e makinës në xhiron e 27 të garës. Ky është incidenti i dytë ku përfshihet Mick Schumacher, pasi garës në Arabinë Saudite. /tvklan.al






















