Connect with us

Lajme

Zyrtarja e lartë e DASH vjen në Shqipëri, ja me kë e ka takimin e parë në Tiranë (FOTOJA)

Publikuar

TIRANË- NdihmësSekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane & Euroaziatike Karen Donfried ka mbërritur në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije Ambasada Amerikane në vendin tonë pas disa fotove të ndara nga takimi i saj i parë në vendin tonë me Komisionerin Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Palët u takuan për të diskutuar mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Lufta në Ukrainë e ka bërë integrimin në BE edhe më urgjent. Të dyja palët rikonfirmuan mbështetjen e tyre të fortë për bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe përkushtimin e tyre për të punuar me partnerët shqiptarë për reformën në drejtësi dhe integrimin në BE,“-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ambasadës.





LAJMI KRYESOR: Zyrtarja e Lartë e DASH në Tiranë, takon Ramën e Alibeajn, anashkalon Metën

(k.m/dosja.al)

The post Zyrtarja e lartë e DASH vjen në Shqipëri, ja me kë e ka takimin e parë në Tiranë (FOTOJA) appeared first on Dosja AL.

NA NDIQ NË FACEBOOK