Connect with us

Lajme

VMRO: Do të ketë pergjigje dhe përgjegjësi se për kënd ka vjedhur Muhamed Zekiri, menjëherë pas zgjedhjeve

Publikuar

Në një komunikatë me shkrim opozitarja VMRO-DPMNE kërkon mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt pasiqë kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqje nga ana e pushtetit nga ku thonë se me ardhjen e tyre në pushtet do të ketë dorëheqje, por edhe përgjegjësi për kryesinë e LSDM-së dhe Qeverisë menjëherë pas zgjedhjeve. Ato pyesin se për kë ka vjedhur Muhamed Zekiri do të ketë përgjegjësi edhe për atë  rast.

Do të vijë koha e dorëheqjeve kur LSDM-ja do të humbasë në mënyrë katastrofike zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat kërkojmë të ndodhin sa më shpejt. Dhe dorëheqjet e tilla do të pasohen me përgjegjësi.

Përgjegjësia për zhdukjen e vajit nga fabrikat e kanabisit, që është pjesa pronësore e familjes Zaevi në fabrikat e marijuanës në mbarë Maqedoninë.

Për kë ka vjedhur Muhamed Zekiri do të ketë përgjigje dhe përgjegjësi, do të ketë përgjegjësi për të gjitha institucionet dhe kompanitë e tjera që u përdorën për marrjen e parave nga buxheti i shtetit, në kurriz të njerëzve të afërt me qeverinë.

 Do të ketë gjithashtu përgjegjësi për urdhrat dhe torturat politike që ndodhin kundër të gjithë disidentëve në pushtet. Do të ketë dorëheqje, por do të ketë edhe përgjegjësi për personat më të lartë të LSDM-së, thuhet në komunikatë.

/KLanMacedonia/

NA NDIQ NË FACEBOOK