Connect with us

Lajme

Varhelyi: Jam i zhgënjyer që ende po flasim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Publikuar

më

Eurokomisioneri Oliver Varhelyi sot në Sofje tha se është jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po diskutohet çështja se kur Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, e cila, siç tha ai, besonte se është zgjidhur para dy vitesh.

Duke theksuar se ndodhet në Sofje për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore, ai tha se është i gatshëm të vijë për aq kohë sa të duhet për të zgjidhur çështjen deri në qershor.

“BE nuk ka as kohë për të humbur dhe as interes për të shtyrë konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet”, theksoi Varhelyi.

Ai i bëri thirrje Sofjes që të ketë më shumë besim në vetvete, në fuqinë e BE-së dhe në fuqinë transformuese të zgjerimit.

“Unë jam këtu në Sofje tani dhe kur flasim për zgjerimin, pyetja e pashmangshme është se kur do të kemi konferencën ndërqeveritare, domethënë kur do të fillojmë të punojmë për dërgimin e anëtarësimit”, tha Varhelyi.

Si argument ai theksoi luftën në Ukrainë, duke kujtuar se Evropa e ka parë tashmë një luftë të tillë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk ka asnjë garanci se ky destabilitet nuk do të përsëritet.

“Mësimi nga vitet e kaluara për Ballkanin Perëndimor është se ne duhet të përshpejtojmë procesin dhe, kur them përshpejtim, nuk kam parasysh institucionalisht, por realisht, në terren, për të ndryshuar jetën në rajon”, tha Varhelyi.

The post Varhelyi: Jam i zhgënjyer që ende po flasim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.

Religjion29 minutes ago

A mund ta urrejë muslimani vëllain e tij nga gjaku?

Maqedoni59 minutes ago

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

Shqipëri1 hour ago

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Lajme2 hours ago

Sigali i Ponarit mori 500 mijë € të sigurojë dhëmbët e vettingut dhe shëndetin e trupës

Lajme2 hours ago

Hoxha pret delegacionin nga Bosnja dhe Hercegovina, në fokus pjesëmarrja e kompanive vendore në panairin ZEPS 2027

Lajme2 hours ago

Zyrtare: Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Lajme3 hours ago

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Lajme3 hours ago

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

Lajme3 hours ago

Nga Tetova deri te majat e kardiokirurgjisë botërore, Omer Xhemaili flet për revistën e njohur

Maqedoni3 hours ago

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

Lajme4 hours ago

Qytetarët denoncojnë/ Dyshime për ndërtim pa leje dhe uzurpim të pronës në “Malin Sharr” në Tetovë, – i përfshirë është një ish zyrtar i BDI-së?!

Shqipëri4 hours ago

Paradoksi i votës arabe/ Vendimtare për të mundur Netanyahun, por askush nuk i do në qeveri

NA NDIQ NË FACEBOOK