Lajme
U prezantuan vetëm 1 javë më parë, autobusi “Go Green” për pak shkaktoi katastrofë në Lanë

TIRANË– Një nga autobusët e linjës “Green Line” ka shkaktuar një aksident të rëndë mbrëmjen e së premtes në Tiranë, pasi është përplasur me një makinë dhe të dy mjetet kanë përfunduar në lumen e Lanës.
Autobusi i Unazës “Green Line”, i cili mbulon linjën e Unazës në momentin e aksidentit është i mbushur plot me pasagjerë është përplasur me një makinë “Benz”, shkak dyshohet shpejtësia e lartë e autobusit me pasagjerë.


Megjithatë duket se autobusët e flotës “Green Line” duket se e kanë nisur keq punën e tyre, pasi kanë vetëm një javë në qarkullim që kryejnë transportin e qytetarëve të Tiranës.
LAJMI KRYESOR: Shmanget tragjedia! Autobusi përfundon në Lanë, zë poshtë makinën, 5 të lënduar tek Trauma
(k.m/dosja.al)
The post U prezantuan vetëm 1 javë më parë, autobusi “Go Green” për pak shkaktoi katastrofë në Lanë appeared first on Dosja AL.




















