Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kallmet të Lezhës. I lënduar ka mbetur administratori i njësisë administrative Kallmet Besnik Simoni, i cili është dërguar drejt spitalit.
Policia njoftoi se “rreth orës 13.30, dyshohet se pas një konflikti verbal të nisur më parë në zyrë, është plagosur në rrugë me pistoletë kryetari i njësisë administrative Kallmet i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës”.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, me iniciale A.M..
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe fiksimin e çdo provë materiale që do t’i shërbejë hetimit, për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.





















