Connect with us

Lajme

Studentët kërkojnë largimin e profesoreshës Mehmedi, paralajmërojnë protesta për ditën e mërkurë

Publikuar

më

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin e arteve kërkojnë që atyre më mos tu ligjërojë profesoresha Besiana Mehmedi. Komisioni disiplinor i fakultetit kërkesën e ka dorëzuar te këshilli, i cili pritet të vendos nesër.

“Komisioni disiplinor ka shqyrtuar kërkesat e studentëve. Fakultetit i arteve, programi i artit muzikor dhe komisioni e kanë dorëzuar raportin në të cilën përshkruhen mosmarrëveshjet dhe shqetësimet e studentëve dhe Komisioni disiplinor, propozon që Këshilli i fakultetit të arteve të diskuton propozimin për të miratuar kërkesën e studentëve të artit muzikor”, tha Nafi Jashari, dekan.

Studentët madje kërkojnë që profesoresha Besiana Memeti të largohet në përgjithësi nga fakulteti, ndërkohë paralajmërojnë edhe protesta.

“Ne nuk biem dakord me këtë vendim, jemi organizuar e gjithë fakulteti ku do të dorëzojmë edhe një deklaratë se bojkotomë ligjërata nga viti parë deri në vitin e katër. I bojkotojmë të gjithë ligjëratat jo vetëm tek profesoresha, deri në marrjen e një vendimi që profesoresha të mos ligjëron në këtë fakultet, jo vetëm me ne por as me vitin e parë edhe vitin e dytë. Poashtu edhe do mbajmë një protestë ditën e mërkurë ku do fillojmë nga fakulteti deri në rektorat”, tha Ardi Lena, student.

Ditë më parë studentët e fakultetit të artit muzikor në Tetovë u ankuan për bullizëm dhe keqtrajtim nga ana e profesoreshës Besiana Mehmedi. Kjo e fundit në një sqarim për opinionin ka theksuar se të gjitha akuzat janë shpifje, të cilat janë përdorur si “argumente” për të njollosur personalitetin e saj prej pedagogeje dhe artisteje.

The post Studentët kërkojnë largimin e profesoreshës Mehmedi, paralajmërojnë protesta për ditën e mërkurë appeared first on InfoShqip.com.

Lajme30 minutes ago

Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Lajme1 hour ago

Bekim Sali dhe Mickoski presin në Qeveri kryeparlamentaren e Kosovës, Albulena Haxhiu

Lajme1 hour ago

Gashi priti Haxhiun në Kuvend: Thellim i bashkëpunimit parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Shqipëri2 hours ago

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

Lajme2 hours ago

Ndërpritet transmetimi live në Top Channel: Grida Duma bie pa ndjenja në hyrje të “Top Story”

Lajme3 hours ago

Mjeku nga Tetova, Omer Xhemali, emerohet drejtor i Klinikes së Kardiokirurgjise në Zurich

Lajme3 hours ago

Raporti financiar i KQZ’së për partitë – Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator

Maqedoni4 hours ago

Në Maqedoninë e Veriut jetojnë 23.847 serbë, Vuçiqi mori vetëm 994 vota – BIRN zbulon 111.700 euro për shoqata pro-SNS-së

Bota4 hours ago

Si arriti partia e Vuçiqit të marrë më shumë mbi 1 mijë vota në fshatrat shqiptare të Preshevës?

Lajme4 hours ago

Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

Maqedoni5 hours ago

Tre të lënduar nga përplasja e një “Golf”-i me një “Audi” në Shkup

Shqipëri5 hours ago

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

NA NDIQ NË FACEBOOK