Lajme
SPAK fundos Tahirin …

SPAK ka vendosur sot që të bëjë rekurs për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit u dënua nga Apeli i GJKKO me 3.4 vite burg, ndërsa SPAK ka kërkuar 12 vite heqje lirie.
SPAK i është drejtuar Gjykatës së Lartë me shpresën se do të gjejë vend akuza për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuar vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë SPAK. Kjo masë përfshin edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën. Pritet që brenda javës të pandehurit të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Tahiri u mor i pandehur 3 vite më parë se kishte favorizuar Habilajt për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë. Tahiri asokohe la mandatin e deputetit dhe u përball me drejtësinë pa imunitet.



















