Lajme
S`kanë të ndalur reagimet për hapjen e qendrës kulturore në Manastir

Hapja e qendrës kulturore me emrin Vanço Mihajlov në Manastir është provokim dhe I papranueshëm. Ky është qëndrimi I Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski pasi gjatë fundjavës, kreu shtetëror I Bullgarisë I udhëhequr nga Kryeministri Kiril Petkov, në shenjë mbështetjeje, mori pjesë në hapjen e qendrës. Spasovski vlerëson se negociatat me Sofjen duhet të zhvillohen në bazë të parimeve.
“Kjo që ndodhi në Sofje me hapjen e qendrës kulturore me emrin e një pjesëmarrësi ose bashkëpunëtori të Hitlerit të okupatorit fashist, për mua është I papranueshëm dhe paraqet një provokim dhe nuk do të kontribuojë assesi për përmirësimin e marrëdhënieve e as që do ta përmirësojë klimën në RMV dhe Bullgari” – ka deklaruar Ministri Spasovski.
Reagimi I Spasovskit erdhi pasi mbrëmë edhe Kryeministri Kovaçevski përmes një video-mesazhi tha se ngjarja në Manastir ka zgjuar “shpirtërat e së kaluarës” dhe se asnjëra palë nuk duhet të dëmtojë raportet Shkup – Sofje.
Socialdemokratët komentojnë se opozita është ajo që ka rishkruar historinë në favor të Mihajlovit.
“Revolta e qytetarëve është e kuptueshme, por nuk kuptohet dyfytyrësia e VMRO-DPMNE-së. Pikërisht kjo parti gjatë kohës së regjimit 11-vjeçar vendoste figura prej dylli dhe bënte përpjekje ta rehabilitojë personalitetin dhe veprën e Vanço Mihajlovit” – thonë nga LSDM-ja.
VMRO-DPMNE-ja thotë se provokimet bullgare janë mundësuar me fshirjen e dokumenteve të ASNOM-it nga Kushtetuta.
“Edhe Kovaçevski edhe Osmani kanë pasur njohuri për ardhjen e delegacionit bullgar dhe jo vetëm që e kanë ditur, por përmes MPJ-së dhe MPB-së kanë asistuar gjatë aktit që ka ndodhur në Manastir dhe vlerësoj se ishte një nënçmim për Manastirin dhe gjithë Maqedoninë. Ne si opozitë paralajmëruam se nuk duhet të fshihen dhe ndryshohen vendimet e ASNOM-it, por LSDM-ja dhe BDI-ja bënë atë bënë bashkë me PLD-në, DOM-in dhe partnerët tjerë të koalicionit dhe vlerësoj se këto pasoja janë rezultat I politikave të këtilla të shërbëtorit” – ka deklaruar Deputeti I VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski.
Opozita maqedonase komenton se vendosja e figurës prej dylli në muzeun historik është bërë për të paraqituar realisht faktet historike me të gjitha personalitetet positive dhe negative, derisa hapja e qendrës kulturore me emrin e Vanço Mihajlovit është ringjallje e emrit dhe veprës së tij në dëm të popullit maqedonas. /KlanMacedonia/












