Connect with us

Lajme

Shkatërrohen dokumentet e banorëve në ambulancën e fshatit Sfillare (VIDEO)

Publikuar

më

“Qe sa ditë është në këtë gjendje? Gati katër ditë. A ka ardh dikush ta sheh prej institucioneve? Deri tash jo. Me vetëiniciativë e mbylla derën që të siguroj sadopak që mos ta ndezin. Pasi me të vërtetë kjo është turp”.

Ambulanca në fshatin Sfillare të Komunës së Sarajit është demoluar krejtësisht. Janë thyer dyert, dritaret dhe të gjitha dokumentat e banorëve janë shkaravitur. Kryetari i Bashkësisë Lokale, Samet Abdullahu thotë se autoritetet shëndetësore duhet urgjentisht të angazhojnë një mjek amë në këtë poliklinikë.

“Apeli është deri te ministria e shëndetësisë dhe Shtëpia e shëndetit që sa më shpejtë procedura të përshpejtohet dhe të kemi një mjek. Ne si bashkësi lokale do të organizohemi që të pastrohet dhe rregullohet të kontribojmë që sa më shumë që ta kthejmë në gjendje siç ka qenë apo ndoshta edhe më mirë”, tha Samet Abdullahu, kryetar i Bashkësisë lokale.

Dyshimet e banorëve është se ambulanca është demoluar na banorët e pandërgjegjshëm. Ndërsa nga Shtëpia e Shëndetit Publik infrormojnë se në aumbulancën nuk ka dëmë të mëdha përveç se është thyer dera, por se do të rregullohet në ditët në vijim.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Procedura për dhënien me koncesion të autoambulancës është në proces e sipër. Në ditët në vijim është planifikuar të publikohet shpallja publike për dhënie në koncesion. Ka mjekë të interesuar që kanë shprehur interesim për ta marrë me koncesion këtë ambulancë”.

Që mos të demolohet sërish kryetari i bashkësisë lokale ka vendosur drynin. Ndryshe dy mijë pacientë mbetën pa mjek amë dhe janë të detyruar ilaçet t’i blejnë privat, kjo pasi katër muaj më parë ndërroi jetë mjekja. /KlanMacedonia/

Maqedoni13 minutes ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme31 minutes ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri44 minutes ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme46 minutes ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajme2 hours ago

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Lajme2 hours ago

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

Maqedoni3 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme3 hours ago

Zhduket 27-vjeçari nga Tetova, doli nga puna me një “Golf” dhe nuk u kthye në shtëpi

Lajme3 hours ago

Lëndohet një punëtor në kantierin e Korridorit 8, rrokulliset automjeti transportues

Lajme3 hours ago

Saranda Imeri ngre pyetje për meritokracinë: A ia zuri bashkëshortja e Taravarit vendin kandidates me notë mesatare 9.44 në UNT?

Shqipëri3 hours ago

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

Lajme3 hours ago

Daut Memishi: Nisin punimet për rregullimin e kyçjes në rrugën regjionale në Leshkë

NA NDIQ NË FACEBOOK