Lajme
Sherri me armë mes shqiptarëve në Mykonos! FOTO, ky është autori që plagosi ish-kunatin

GREQI– Autoritetet greke kanë zbuluar identitetet dhe fotot të autorit dhe viktimës të sherrit të regjistruar mes 2 shqiptarëve në Mykonos. Media greke Protothema, shkruan se sherri mes dy të rinjve ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve familjare. Autori, i identifikuar si një 41-vjeçar, dyshohet se ka qëlluar me 6 plumba bashkëkombësin 40 vjeç, i cili për pasojë ka marrë plagë në bark. I plagosuri ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se pas breshërive të plumbave, familjarë të viktimës, kanë tentuar të ndalojnë agresorin, por ai ka hapur zjarr edhe ndaj tyre, duke u larguar përkohësisht nga vendi i krimit. Ai është arrestuar më pas nga autoritetet, jo shumë larg vendit ku ndodhi ngjarja.
Sipas raportimeve, konfliktet ishin ndezur prej kohësh pasi pretendohet se familja e ish-gruas nuk lejonin që autori të shihte fëmijët.
LEXO EDHE:
Sherr në aeroportin e Mykonos, shqiptari qëllon dy herë me armë ndaj kunatit
(a.b)/dosja.al
The post Sherri me armë mes shqiptarëve në Mykonos! FOTO, ky është autori që plagosi ish-kunatin appeared first on Dosja AL.





















