Connect with us

Lajme

Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në RMV në vitin 2021 është 632 087 ton

Publikuar

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2021, sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 632 087 ton. Krahasuar me vitin 2020, sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale në 2020 shënon rritje për 0.3 %.

Sasi më të madhe të mbeturinave të grumbulluara komunale është shënuar në Rajonin e Shkupit – 176 917 ton ose 28.0 % nga sasia e përgjithshme e grumbulluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale, 528 261 ton ose 84 % janë grumbulluar nga amvisëritë, ndërsa pjesa e mbetur, prej 16 % prej personave fizik dhe juridik (mbeturina komerciale).

Sipas llojeve të mbeturinave, sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat e përziera komunale – 522 914 ton ose 82.7%, dhe sasia më e vogël janë mbeturinat e gomës – 1 598 ton ose 0.3% e sasisë së përgjithshme të mbeturinave të grumbulluara komunale.

Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të krijuar në vitin 2021 është 896 066 ton. Sasia vjetore e mbeturinave komunale të krijuara për kokë banori në vitin 2021 është 452 kg.

Sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara komunale (99.8%) hudhen nëpër deponi.

NA NDIQ NË FACEBOOK