Connect with us

Lajme

Rudina Hajdari ndryshon qëndrim ndaj Berishës, pak dit pas deklaratave të forta …

Publikuar

më

Në një intervistë për mediat, ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, ka folur mbi gjendjen aktuale brenda Partisë Demokratike ku ndër të tjera ka përcaktuar gabimet strategjike të bëra nga ish kryedemokrati Basha. Sipas Hajdarit, Basha nuk do kishte hequr dorë nga mandatet në vitin 2019 dhe nuk do të kishte bojkotuar zgjedhjet lokale të atij viti, sot PD do të ishte në pushtet. Ish-deputetja shtoi se zgjedhjet lokale të 6 marsit, vërtetuan se ish kryeministri Sali Berisha ende kishte një mbështetje të madhe brenda partisë Demokratike.

“PD po ripërtërihet por e gjithë pesha për këtë proces duhet të jetë tek anëtarësia sepse ata janë larguar së fundmi sepse kontributi i tyre nuk është shpërblyer. Janë marrë dy vendime si lënia e mandatit dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019 të cilat ndikuan shumë në këtë gjendje. Nëse nuk do ishin marrë këto dy vendime sot PD do ishte në pushtet. Nga pikëpamja strategjike këto ishin gabimet e Bashës por më pas ishin edhe gabimet e brendshme në PD. Unë mendoj se ndryshime të dobishme kanë qenë ato që janë ndërmarrë në Kuvendin e 11 dhjetorit, ku është zvogëluar pushteti i kryetarit siç mund të përmendim votëbesimin nëse do të ketë humbje të zgjedhjeve. Basha nuk e bëri këtë. Tashmë duhet të lëmë pas të kaluarën e lidershipit të Bashës dhe të ecim përpara me një lidership të ri të cilët do jenë të votuar nga anëtarësia” – tha Hajdari.

Hajdari gjithashtu tha se ka qenë kritike ndaj Berishës sepse gjatë viteve që Basha ishte kryetar për 9 vite, ai nuk ngriti njëherë gishtin për shumë vendime të gabuara që i ndërmori. Sipas saj, zgjedhjet e 6 marsit konfirmuan se Berisha ende ka një mbështetje brenda PD-së dhe kjo është e pamohueshme.

“Unë isha kritike ndaj Berishës sepse gjatë viteve që Basha ishte kryetar për 9 vite, ai nuk ngriti njëherë gishtin për shumë vendime të gabuara që i ndërmori. Mendoj se ata të dy ndajnë përgjegjësi në këtë proces, por në fund të ditës është në dorë të anëtarësisë. Zgjedhjet e 6 marsit konfirmuan se Berisha ende ka një mbështetje brenda PD-së dhe kjo është e pamohueshme. Basha e degradoi partinë deri në atë pikë sa në zgjedhjet e 6 marsit doli forcë e tretë” – tha Hajdari.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri1 hour ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme2 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri4 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme5 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni6 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri6 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë8 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme8 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni9 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme10 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme10 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Lajme11 hours ago

Durmishi i përgjigjet Snopçes: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

NA NDIQ NË FACEBOOK