Connect with us

Lajme

Rama ishte! Pse mungoi deputetja socialiste në inagurimin e stadiumit në Kukës?

Publikuar

KUKËS- Stadiumi ‘Kukësi Arena’ u inagurua pasditen e sotme. Në inagurimin e stadiumit ‘Kukësi Arena’, nuk mungoi as kryeministri Edi Rama e as presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili duket se ka lënë pas përplasjet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe pozon i buzëqeshur krahas socialistëve. Socialistëve në shumës sepse përveç Ramës kishte dhe emra të tjerë, që lanë të kuptohej se mungonte deputetja e qarkut, Gerta Duraku.

Përveç se nuk ndodhej në inagurimin e stadiumit, deputetja nuk ka postuar asnjë në rrjetet e saj sociale për këtë stadium, i cili është ndërtuar edhe në qytetin që ajo përfaqëson në Kuvend. Madje postimin e fundit e ka atë të takimit të grupit parlamentar për emrin e presidentit. Për stadiumin? Asgjë! Si ka mundësi që deputetja mungon…
Është zgjedhje e saj, pamundësia, apo ndonjë problem tjetër që nuk ka dalë në sipërfaqe. Mos vallë ndër socialistët e Kukësit ka përplasje?

Gerta Duraku

(I.A;k.m/dosja.al)

The post Rama ishte! Pse mungoi deputetja socialiste në inagurimin e stadiumit në Kukës? appeared first on Dosja AL.

NA NDIQ NË FACEBOOK