Lajme
Qeveria shkarkon shefin e policisë financiare, Arafat Muaremin, mediat opozitare raportojnë skandal?!

Në një atmosferë të tensionuar pasditen e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shkarkon shefin e Policisë Financiare, Arafat Muarremi, kuadër i LSDM-së, mëson jozyrtarisht expres.mk.
Sipas këtij portali, Muarremi është përmendur publikisht si pjesë e një rasti në pritje në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar.
Burime qeveritare për expres.mk pohojnë se pas marrjes së informacioneve për aktivitetet e Muaremit nuk ka mundësi që ai të mbetet në pozitë të lartë dhe të rëndësishme në qeveri.
Drejtoria e Policisë Financiare është një nga mjetet më të rëndësishme për kontrollin por fatkeqësisht edhe për presionin ndaj subjekteve juridike në vend.
Jozyrtarisht, çështja e hetuar nga Prokuroria Publike ka të bëjë me dhjetëra kompani të cilat janë reketuar dhe shantazhuar për të paguar para të zeza dhe në këmbim institucionet nuk i ndjekin penalisht për vepra penale dhe vepra të tjera të kryera prej tyre.
Se cili është roli i Muarremit dhe zyrtarëve tjerë të lartë të LSDM-së, BDI-së dhe strukturave qeveritare në këtë rast, tashmë është duke u përcaktuar në procedurë përkatëse nga prokuroria. Po ashtu nënvizohet, se ai u kap duke kërcënuar inspektorët financiarë për kandidatin për kryetar komune të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
The post Qeveria shkarkon shefin e policisë financiare, Arafat Muaremin, mediat opozitare raportojnë skandal?! appeared first on InfoShqip.com.
















