Connect with us

Lajme

Qeveria ka kaluar 6 kandidatë për ambasadorë, por emrat sekret

Publikuar

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i pyetur nga gazetarët lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për ambasadorë, tha se janë përzgjedhur gjashtë kandidatë, por se ligjërisht ende nuk mund të flasë për personat në fjalë.

”Nuk do të mund të përmend emra konkretë. Ajo që mund të them është se është e vërtetë se gjashtë kandidatë për ambasadorë janë miratuar nga Qeveria në mbledhjen e fundit. Do të presim miratimin nga vendet dhe më pas do të mund të komentojmë emrat e tyre. “Në bazë të ligjit nuk guxoj t’i përmend ato emra”, tha Osmani.

Duke cituar burime nga Qeveria, Vecer.mk ditë më parë njoftoi se propozimet janë që Zoran Popov, sekretar aktual i Shtetit në MPJ, të dërgohet në Uashington, Teuta Arifi, është propozuar për ambasadore në BE në Bruksel, ndërsa drejtori aktual i Agjencisë për siguri kombëtare Viktor Dimovski për ambasador në Paris.

Në listë është edhe Meto Beleski, diplomat i karrierës, i cili është nominuar për ambasador në Belgjikë, Rexhep Demiri, konsull i përgjithshëm aktual në Mynih i nominuari për ambasador në Zvicër si dhe Driton Kuci për ambasador në Oslo./INA/

The post Qeveria ka kaluar 6 kandidatë për ambasadorë, por emrat sekret appeared first on InfoShqip.com.

NA NDIQ NË FACEBOOK