Lajme
Publikohet incizimi, pretendohet se është momenti i konfliktit mes mes Besiana Mehmedit dhe studentit Ardi Lena (VIDEO)

Në rrjetin social Youtube është publikuar një incizim ku pretendohet se është momenti i konfliktit mes profesoreshës së Fakultetit të arteve në Universitetin e Tetovës, Besiana Mehmedi dhe studentit të këtij fakulteti, Ardi Lena, transmeton TV21.
Nga incizimi mësohet se konflikti fillon kur “Mehmedi i kërkon Lenës të spjegojë për Çesk Zadenë” dhe Ardi Lena i përgjigjet ” me nuk e di”, pastaj Mehmedi ia kthen se “a duhet të fillojmë edhe ne të zgërdhihemi të gjithë”. Lena ia kthen se “kjo është e drejta e atyre”.
Më pas Mehmedi i përgjigjet duke i thënë se “për t’u zgërdhirë me dikë dhe për diçka duhet të ketë fakte dhe argumente”, duke mos saktësuar se për pse hapi temën e të zgërdhirës.
Më pas Lena ndërhynë dhe në debat fut reagimin e tij “me të qeshur”(zgërdhirë) në një fotografi të publikuar në Facebook, por që nuk bëhet e qartë se nga kush është publikuar fotografia dhe se çfarë përmban ajo.
Edhe pse Mehmedi në fillim mohon se debati ka të bëj me FB, më pas i thotë Lenës se “halli yt ka mbetur të zgëdhihesh me familjarët e ndokujt, me fëmijën e dikujt”.
Lena ia kthen: Jo, unë jam zgërdhirë me fëmijën e dikujt? Jo, jo.
Mehmedi ia kthen: Ardi mbylle gojën të them” dhe e përjashton nga vendi ku po qëndronin.
Më tej kuptohet se Lena thërret shefin e katedrës i cili përpiqet të qetësojë situatën, por situata sa shkon duke u bërë më tensionuese, ngaqë herë pas here dëgjohen të zëra të një studente që duket e shqetësuar.
TV21 pyeti profesoreshën Besiana Mehmedi se a është origjinal incizimi dhe autentik, por ajo nuk është përgjigjur.
Ndërkaq autenticitetin e bisedës për TV21 e konfirmoi studenti Ardi Lena, i cili mohoi se e di se nga kush është publikuar.
Kujtojmë se ky incizim publikohet një ditë para se të zhvillohen protestat në Tetovë, me anë të së cilave kërkohet largimi i Mehmedit nga UT-ja.
Studentët akuzojnë profesoreshën për bullizëm dhe dhunë psikologjike, që sipas tyre gjithçka filloi me një reagim të Lenës në një postim të profesoreshës në Facebook./TV21















