Connect with us

Lajme

Publikohet FOTOJA e ‘ushtarit’ të Dumanit, ky është Henrik Hoxhaj

Publikuar

TIRANË– Personi në foto Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ‘suhtarët’ më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj është lënë në burg bashkë me Dumanin. Ky i fundit ndodhet në spitalin e burgut në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Si u vu në pranga Dumani?

Mbrëmjen e 29 marsit, Nuredin Dumani ishte nisur për në Papër për të eliminuar një person që njihet si një mik i afërt me Talo Çelën. Person që deri më tani është identifikuar si një biznesmen në Elbasan, i cili mban inicialet E.K., e që ka nisur të ruhet nga Policia. Në pamundësi për të vrarë Talo Çelën kishte si objektiv për të eliminuar të gjithë krahët e tij, megjithatë nuk ia doli kësaj here. Siç raportoi Dosja.al, Dumani po shkonte drejt një prite pasi u tradhëtua nga të besuarit e tij. Dumani është afruar tek objektivi, në atë moment është hapur zjarr ndaj tij, pikërisht në atë moment nuk është ndalur as breshëria e plumbave ndaj tij. Nga shkëmbimi i zjarrit, Nuredin Dumani mbeti i plagosur.

Të njëjtët ishin ata që dhanë adresën e apaertamentit ku Dumani u strehua e po mjekohej pas atentatit, vend ku u gjet nga RENEA. Para hetuesve nuk ka dhënë emra, por flet për 5-6 persona, fytyrat e të cilëve pretendon se as nuk i ka vënë re në momentin që e kanë qëlluar. Çela dhe Dumani janë prej gati 2 vitesh në një armiqësi të përbetuar që ka nisur pas vrasjes së mikut të ngushtë të Nuredin Dumanit, Klevis Kapllanaj. Vrasja e Kapllanajt solli ndarjen e dy të fortëve të Elbasanit, dhe që nga 17 shtatori i 2020-ës kur në Elbasan u vra vëllai taksist i Talo Çelës, Bujar Çela, të dy nuk i bashkon më asgjë. Dumani akuzon Çelën si të përfshirë në vrasjen e shokut të tij dhe në shenjë armiqësie dyshohet se i vrau të vëllain. Nga këtu ka nisur një betejë mes dy ish-miqve! Ai akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, atentatin ku mbetën të vrarë, Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia (të dyja ngjarjet e ndodhura në Durrës).

(f.m/dosja.al)

The post Publikohet FOTOJA e ‘ushtarit’ të Dumanit, ky është Henrik Hoxhaj appeared first on Dosja AL.