Lajme
Plagosën djalin e biznesmenit në Pogradec, këta janë dy personat që kërkon Policia (FOTOT)

POGRADEC– Personat që shihni në fotot e mëposhtme por kërkohen nga Policia e Shtetit pasi akuzohen se kanë plagosur Johan Muçllarit, djali i biznesmenit Jetmir Muçllarit, pasditen e sotme në Pogradec. Bëhet fjalë për Firdeus Berberin, 21 vjeç dhe Greis Maxhari, 23 vjeç, ky i fundit mendohet se është plagosur me thikë, por deri më tani nuk ka asnjë raportim se ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spital.


Ndërkohë që shënjestra e atentatit, Johan Muçllari, 22-vjeçari është qëlluar me thikë afër kokës dhe me pistoletë në këmbë nga dy të rinjtë. Momentalisht ndodhet në Tiranë për mjekim më të specalizuar, edhe pse ndodhej jashtë rrezikut për jetën, e madje në spitalin e Pogradecit shkoi vetë.
LAJMI KRYESOR: Hera e tretë! Atentat djalit të pronarit të hotel ‘Volorekës’, në kërkim djali i ‘Lirit”
(k.m/dosja.al)
The post Plagosën djalin e biznesmenit në Pogradec, këta janë dy personat që kërkon Policia (FOTOT) appeared first on Dosja AL.





















