Connect with us

Lajme

Pendarovski për iftar te një familje në Kondovë të Shkupit

Publikuar

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme ishte për iftar te një familje nga Kondova e Shkupit. Pendarovski ka qenë mysafir i familjes Tanallari dhe në fotografi shihet se si presidenti dhe familja presin iftar.

Ai në “Facebook” ua uroi të gjithë myslimanëve muajin Ramazan duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe ditë më të lumtura për të afërmit.

“Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, e cila më mundësoi të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, shkruan Pendarovski.

FOTO:

The post Pendarovski për iftar te një familje në Kondovë të Shkupit appeared first on InfoShqip.com.