Connect with us

Lajme

PD: Yuri Kim është në shërbim të Ramës

Publikuar

PD deklaron se Yuri Kim “vërtetoi sot atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të lojrave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët”.

“Për fat të mirë, shqiptaret e kanë kuptuar se vlerat e vërteta të SHBA nuk janë arroganca, diversioni apo diktati,  por vota e lirë dhe demokracia. Këtë e kuptoi edhe ish kryetari që u largua dhe do ta kuptojë cilido që mendon të uzurpojë opozitën kundër vullnetit të shumicës”, mbyllet njoftimi.