Connect with us

Lajme

PD në zgjedhje! Demokratët votojnë sot kryetarët e 9 degëve, kush garon (TABELA)

Publikuar

KORÇË– Procesi i votimeve në Partinë Demokratike për zgjedhjen e krerëve të degëve lokale ka nisur edhe ditën e sotme. Sot, demokratët zgjedhin me atë të votës kryetarin në 9 degë.  Procesi i votimit ka filluar në orën 8.00 e do vijojë deri në orën 18.00. Nëse do ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas orës 18.00 derisa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD.


Demokratët do të votojnë për kandidatin e preferuar në Peqin, Korçë, Devoll, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe njësia numër 7 në Tiranë. 

Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhje në katër degë të Partisë Demokratike në vend. Kryetar i PD Dega Belsh u shpall Dritan Flamur Cani me 94% të votave, ndërsa Kryetar i PD Dega Maliq u shpall Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Dega Vorë u shpall Pëllumb Ibrahim Brusha me 80% të votave, kurse Kryetar i PD Krujë, mes 5 kandidaturave u shpall Xhevair Sali Bilja me 41% të votave. Në Tiranë në degën nr.14 kryesoi Besim Mexhit Kuka me 78% të votave.

(a.b)/dosja.al

The post PD në zgjedhje! Demokratët votojnë sot kryetarët e 9 degëve, kush garon (TABELA) appeared first on Dosja AL.

NA NDIQ NË FACEBOOK