Connect with us

Lajme

Paralajmërim nga Katari: Flamujt LGBT do të ndalohen në Kupën e Botës dhe mbajtësit e tyre rrezikojnë…

Publikuar

Gjeneralmajori i policisë së Katarit, Abdulaziz Abdullah Al Ansari, ka bërë të ditur ndalimin e flamujve LGBT në Kupën e Botës.

Katari do të presë Kupën e Botës në nëntor dhe dhjetor, e cila do të ndryshojë nga ato të mëparshme në shumë aspekte. Për shkak të ligjeve radikale në vendin arab, do të jetë interesante të shihet se si do të organizohet Botërori.

Tifozët që duan të mbajnë flamuj të LGBT mund të përballen me reagime të ndryshme, por rrezikojnë dhe të gjobiten ose për plasen me vendasit, kështu që gjeneralmajori i policisë Abdulaziz Abdullah Al Ansari paralajmëroi fansat. Nëse një tifoz do të ngrejë flamurin në mbështetje të LGBT, atëherë do të shkoj personalisht dhe do t’ia heq nga duart. Kjo jo sepse kam diçka kundër tyre, por për të garantuar sigurinë pasi turma mund të reagojë në një mënyrë tjetër,” tha Al Ansari.

Kreu i policisë së Katarit beson se mesazhet nuk kanë vend në stadiumet e futbollit.

“Nëse doni të dërgoni një mesazh për diçka, demonstroni në shoqëritë ku do të pranohet. Ne besojmë se njeriu që ka blerë biletën vjen për të parë ndeshjen, jo për të demonstruar,” shtoi Al Ansari.

NA NDIQ NË FACEBOOK