Connect with us

Lajme

Pandemia: Spitalet private kanë rritur të hyrat deri në 87.5% (VIDEO)

Publikuar

Gjatë pandemisë Kovid 19, dy spitalet private kanë arritur përfitime të mëdha, edhe atë brenda dy viteve rrisin të ardhurat e tyre deri në 87,5 përqind krahasuar me vitet e kaluara. Në vitin 2021 qytetarët kanë paguar shërbime spitalore në vlerë prej 110 milion euro në dy spitalet private, “Axhibadem Sistina” dhe “Klinikën Zhan Mitrev”.

Të dhënat e portalit “Pari” në bashkëpunim me rrjetin e biznesit, thonë se numri më i madh i të hollave të qytetarëve kanë shkuar në “Axhibadem Sistina” gjegjësisht 77,5 milion euro, ndërsa në “Zhan Mitrev” ka shkuar pjesa tjetër e të hollave gjegjësisht 32,5 milion euro.

FITIMET NË VITIN 2021 DHE 2020

SHTËPITË PRIVATE TË SHËNDETIT TË ARDHURAT 2021 / TË ARDHURAT 2020 TË ARDHURAT 2021/2020
AXHIBADEM SISTINA 77.500.000 41.300.000 + 87,5%
ZHAN MITREV 32.500.000 27.800.000 +17,3%

Në vitin 2020 në këto dy spitale kanë hyrë 69,1 milion euro ose 40, 9 milion më pak se vitin e kaluar. Sipas të njejtave analiza, në “Axhibadem Sistina” fitimi i pastër arrin në 17,3 milion euro.

PORTALI ‘PARI’

“Shkalla e përfitimit të Axhibadem Sistina (fitimi neto në termat e të hyrave totale) arrin 22,3%. Kjo nënkupton se pothuajse secili i pesti denarë i paguar për sektorin e shërbimeve shëndetësore ka shkuar në llogari të fitimit. ”

Ndërsa në Zhan Mitrev 9,2 milion euro.

PORTALI ‘PARI’

Me 32,5 milion euro të hyra, Spitali klinik ‘Zhan Mitrev’ vitin e kaluar ka bërë fitim neto në vlerë prej 9,2 milion euro. Ose shkalla e profitit të ‘Zhan Mitrev’ ka arritur në 28,3 përqind.

Duke iu referuar apeleve nëpër rrjetet sociale dhe ankesave të qytetarëve, ky portal shkruan për avanset që u kërkohen pacientëve për kurim disa ditorë, ndërsa nuk ka garanci gjegjësisht kthim të parave, nëse pacienti ndërron jetë. /KlanMacedonia/

NA NDIQ NË FACEBOOK