Connect with us

Lajme

Njoftimi me një pargaraf: Shumë gabime drejtshkrimore nga Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë

Publikuar

Mosnjohja e gjuhës shqipe po e dominon paraditen e kësaj të premte (1 prill) në Kosovë. Derisa në Komisionin për Siguri, drejtori i Policisë, Sabedin Mehmeti ka thënë se po kanë kritika për policët që nuk e njohin shqipen mirë – sidomos në të shkruar – ne gjetëm një dokument të para dy ditësh, njoftim nga komuna e Fushë Kosovës, përkatësisht nga Drejtoria për Arsim në këtë komunë, që ka dhjetëra gabime drejtshkrimore.

Një këtë njoftim nga komuna e Fushë Kosovës, për qytetarët që kanë aplikuar lidhur me vendet e punës për mësimdhënës të parashkollorëve, ka dhjetëra gabime drejtshkrimore (aq sa arritëm t’i numëronim).

Përveç varfërisë në sintaksën e gjuhës shqipe, njoftimi duket edhe më tepër shqetësues për gabimet e shumta drejtshkrimore.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK