Lajme
‘Nëse merr fund lufta në Ukrainë’ Klitschko mendon të rikthehet në ring:Dua të thyej rekord

UKRAINË– Ish-boksieri i peshave të rënda Vladimir Klitschko, 46 vjeç tregoi se në fund të fundit ai do të vazhdonte karrierën e tij.
Në një intervistë për gazetën BILD, Klitschko tha se pavarësisht luftës, sporti është pjesë e jetës së tij dhe shprehu kënaqësinë për fitoren e Tyson Fury.
“Kush e di, nuk dua të premtoj asgjë, por nëse jam në formë të mirë dhe mbi të gjitha, nëse lufta në Ukrainë merr fund dhe se kufijtë tanë do të jenë pa asnjë pushtim nga Rusia“-tha Klitschko.








Klitschko shpjegoi se nëse do të jetë në formë të mirë ndoshta mund të ëndërronte të thyente rekordin e George Foreman, i cili, në nëntor të vitit 1994, në moshën 45 vjeç, 9 muaj e 25 ditë, sfidoi edhe një herë Michael Moorer, i cili ishte 18 vjet më i ri i tij, në luftën për brezin kampion bote dhe fitoi!
“Kjo më motivon të ngrihem çdo ditë dhe të merrem me sport. Secili ka motivimin e vet. Nuk dua të thyej nofullën, dua të thyej një rekord. E kam thënë para luftës dhe pas saj do e them, kur të vij paqja, ne do të flasim përsëri.”-shtoi Klitschko.
Klitschko në fakt përfundoi karrierën e tij në boks në gusht 2017. Në prill të atij viti ai kishte humbur luftën e tij të fundit kundër Anthony Joshua me një nokaut teknik në raundin e 11-të. “Dr. Steelhammer”, siç quhej ai, kishte fituar 64 ndeshje dhe kishte humbur pesë në karrierën e tij. Në nëntor 2015, Klitschko humbi kundër Fury në Dusseldorf unanimisht në pikë dhe kështu katër titujt e tij të kampionatit botëror. Për shkak të problemeve shëndetësore të Fury-t, nuk pati kurrë një revansh.
(d.a/dosja.al)
The post ‘Nëse merr fund lufta në Ukrainë’ Klitschko mendon të rikthehet në ring:Dua të thyej rekord appeared first on Dosja AL.






















