Connect with us

Lajme

Nedellkov: Do të japim sqarim rreth kërkesës së Qeverisë që fëmijët të kthehen në shkolla

Publikuar

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov pas mbledhjes që kishte në Qeveri njoftoi se të dielën në mbrëmje do të merret vendim nëse do të vazhdohet apo jo greva në arsim, shkruan TV21. Nedellkov tha se Qeveria sot ka prezantuar disa argumente por që nuk ka pasur propozim konkret për rritje të pagës në përqindje.

Në lidhje me: S’ka propozim të saktë nga Qeveria! Nedellkov tregon nëse pritet të vazhdojë greva në arsim

“Ata treguan gjendjet se si janë në shtet, sa është i fuqishëm buxheti për rritjen e pagave kështu që kemi marrë disa informacione të cilat përsëri nuk janë të lidhura me përcaktim të saktë të përqindjes”, deklaroi mes tjerash Nedellkov.

Nedellkov tha se ditëve në vijim Këshilli i SAShK-ut do të diskutojë në lidhje me argumentet që janë prezantuar nga Qeveria dhe se do të vendos nëse fëmijët do të kthehen në shkollë.

“Do të japim sqarim për kërkesën kryesore nga ana e Qeverisë, në interes të nxënësve dhe fëmijëve në shkollë, që greva të ndërpritet deri sa për nuk e di…dy, tre ditë deri sa përfundimisht të definohet propozimi i tyre”, tha Nedellkov.

The post Nedellkov: Do të japim sqarim rreth kërkesës së Qeverisë që fëmijët të kthehen në shkolla appeared first on InfoShqip.com.

NA NDIQ NË FACEBOOK