Lajme
Mungesa e vajit: Bekteshi – ka rritje të çmimit, jo mungesë

Raft i zbarzur si ky, me mungesë të vajit për ushqim haset në shumë markete në vend ndërsa edhe në ato markete që gjendet është me çmim prej 133 denar. Ministri ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pranon se ka rritje të çmimit por mohon të ketë mungesë të vajit.
KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Sa i takon vajit, ne jemi në komunikim të rregullt me prodhuesit tanë, prodhues vendor të cilët janë tre. Duke e pasur parasysh se ka rritje të bursës së vajit dhe për këtë ka rritje të caktuara të çmimeve. Më e rëndësishmja në këto momente është ajo se në Maqedoninë e Veriut nuk ka problem në pjesën e furnizimit dhe prodhimit të vajit për ushqim. Sa i takon masave të tjera, i ndjekim rregullisht dhe nëse është e nevojshme ne do të miratojmë masa të reja me qëllim që të zbusim presionin në pjesën e rritjes së çmimeve”.
Bekteshi përkujtoi tregtarët se fshehja e mallit është në kundërshtim me ligjin dhe dënohet nga ISHT.
KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË
“Në rast se vaji ruhet si rezervë, kjo është në kundërshtim me vendimin dhe në kundërshtim me ligjin për mbrojtje të konsumatorëve, dhe sigurisht se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka të drejtë ligjore të bëjë kontroll dhe të sjellë masa përkatëse”.
Për mungesën e vajit, ministria e ekonomisë do të bëj verifikimi e sasive në dispozicion, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që përmes Ministrisë së Bujqësisë të subvencionojw prodhuesit vendor./Klanmacedonia/
















