Connect with us

Lajme

Muhamed Zekiri jep dorëheqje

Publikuar

Pas nisjes së hetimit kundër tij, Muhamed Zekiri ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë.

“Gjatë karierës sime gjithmonë kam zgjedhur rrugën e vërtet, rrugën e ndershmërisë, te drejtës dhe të vërtetës. Andaj duke qendruar mbi këto vlera të jetës sime të colave do tu mbetem besnik, jap dorëheqje të parebokueshme nga posti i Sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë së RMV.
Besoj në institucionet e sistemit, besoj në drejtësi dhe besoj se e vërteta do dal në shesh. Të gjitha institucioneve ju qëndroj në dispozicion në çdo kohë për të dëshmuar pafajsinë time.
I nderuari kryeministër, Ju faleminderit për mundësin e dhën të jem pjesë e përbërjes Tuaj qeveritare dhe Ju faleminderit që besuat në angazhimin dhe përkushtimin tim në punë”, shkruan Zekiri në rrjetin e tij social Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK