Lajme
Miratohen ndryshimet statutore në PD, shkarkohet Alibeaj

TIRANË– Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar ndryshimet statutore. Ishte deputeti Belind Këlliçi ai që lexoi ndryshimet nen për nen dhe mori aprovimin me votë me dorë.
“Miratimin në parim të këtij ndryshimi statutor, miratimin nen për nen të ndryshimeve statutore, kush është pro për nenin 32, kryesia e degës së partisë? Miratohet. Neni, 42, Kuvendi Kombëtar, miratohet. Neni 44, Këshilli Kombëtar, miratohet, neni 47, miratohet. Neni 55, aparati qendror administrativ i partisë, miratohet, neni 64, komisioni i Rithemelimit të PD, miratohet. kush është pro për miratimin në tërësi? Miratohet,”- tha Këlliçi.
Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn. Kwllicci shpalli vakancwn e kryetarit të grupit parlamentar të PD.
“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohjet këshilli kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.


LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar
(f.m/dosja.al)
The post Miratohen ndryshimet statutore në PD, shkarkohet Alibeaj appeared first on Dosja AL.




















