Connect with us

Lajme

Mbahet sot kongrese i Partisë Socialiste, burime nga brenda flasin për një përplasje midis…

Publikuar

Sot në orën 12 mbajet kongresi i Partisë Socialiste si dhe është njoftuar axhenda e saj.

Partia Socialiste do të mbajë sot, më 9 prill Kongresin e saj, i cili  fillon në orën 12:00 në Pallatin e Kongreseve. Në Kongres do të analizohet puna e mazhorancës në këtë mandat të tretë dhe do të bëhen ndryshime në statut. Po ashtu, do të vendoset ndërprerja e mandatit për 61 kryetarët e partisë në çdo degë dhe zëvendësimi i tyre me një proces zgjedhor që do të përfundojë në qershor.

Kongresi do të paraprihet, sipas axhendës, në orën 09:30 – 11:335 nga disa takime dhe fjalime të ministrave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe në sheshin “Nënë Tereza”.

Burime brenda PS thonë se nga ky kongres balancat brenda PS do ndryshojnë dhe Ministres Balluku nga sot i jepet drita jeshile për të marrë kontrollin e partisë, duke goditur në këtë mënyrë kandidatin e vetëshpallur për pasardhët të kryeatrit aktual, bëhet fjalë për një konflikt të gjatë midis Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut. Nga kongresi i sotëm dhe në vazhdim zonja Balluku do marrë dhe drejtimin e gjithë qytetit të Tiranës, duke e zhveshur Veliajn nga forca e tij elektorale.

NA NDIQ NË FACEBOOK