Lajme
Lazim Destani do t’iu japë nga 1000 denarë familjeve sociale

Biznesmeni i suksesshëm që udhëheq kompaninë Ecolog, Lazim Destani ka njoftuar se në prag të festës së Bajramit të Ramazanit, kjo kompani ka filluar shpërndarjen e kuponave në vlerë prej 1.000 denarësh për familjet sociale.
Bëhet e ditur se numri i familjeve që do t’i pranojnë këto kupola, arrin në mijëra.
“Gëzohem që biznesi ynë familjar na jep mundësinë ta vazhdojmë traditën e nisur dekada më parë duke u dalë në ndihmë familjeve sociale. Sipas programit të përgjithshëm korporativ nga sfera e përgjegjësisë shoqërore, kësaj here kur ndodhemi disa ditë para festës së Bajramit të Madh, radhën e ka përkujdesja ndaj familjeve në nevojë. Për realizimin e këtij aksioni është angazhuar një ekip pune i ngritur pranë zyrave të kompanisë Ecolog në Tetovë. Ky ekip ka bërë gati mijëra kupona me vlerë, për qindra familje dhe tashmë ua ka dorëzuar zarfet personave përgjegjës për dërgimin e tyre te familjet në këtë qytet si dhe në komunat rurale përreth. Me këtë rast e falënderoj të gjithë rrjetin e atyre që u angazhuan për shpërndarjen, ndërsa uroj ky donacion të ketë sjellë ngrohtësi dhe gëzim në shtëpitë e këtyre familjeve”, njoftoi Destani në Facebook, transmeton TV21.

The post Lazim Destani do t’iu japë nga 1000 denarë familjeve sociale appeared first on InfoShqip.com.















