Connect with us

Lajme

Lajm i mirë për qytetarët, do të “shfuqizohen” përmbaruesit

Publikuar

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, bashkë me anëtarin e kryesisë, Driton Sulejmani, sot realizuan takim pune me dhe aktivistin dhe përfaqësuesin sindikal Marjan Risteski.

Në takim është biseduar për fillimin e procesit të shqyrtimit të ideve dhe mundësive për përmirësimin e ligjit për përmbaruesit si dhe ligjeve të lidhura me përmbaruesit.

“Alternativa do angazhohet që të ketë inkluzivitet në këtë proces për të përmbushur zotimin se do ndyshojë ligjin për përmbarues në favor të qytetarëve që është edhe pjesë e programit qeveritar”, deklaroi pas takimit Sulejmani.

The post Lajm i mirë për qytetarët, do të “shfuqizohen” përmbaruesit appeared first on InfoShqip.com.

NA NDIQ NË FACEBOOK