Lajme
Kovaçevski: VMRO-DPMNE është parti e korruptuar

“Ju jeni përfaqësues i një partie politike e cila është e korruptuar dhe e cila ka dënime për procese kriminale dhe që është sinonim i krimit dhe korrupsionit.Këtë e vërtetojnë aktgjykimet gjyqësore në të cilat janë dënuar dhe akuzuar zyrtarë të VMRO-DPMNE-së, por edhe rrëfimet e tyre para gjykatave maqedonase”, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në pyetjen e deputetit Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Sipas tij vendimet e gjykatës për rastin Titanik, Parcela në Vodno dhe të tjera kanë vërtetuar se ka pasur pastrim parash, pasurim të paligjshëm, mashtrime zgjedhore si dhe kriminal në proceset zgjedhor.
The post Kovaçevski: VMRO-DPMNE është parti e korruptuar appeared first on InfoShqip.com.














