Connect with us

Lajme

Kosovë, IHH shtron iftar për nder të “Ditës Ndërkombëtare të Jetimëve”

Publikuar

Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi, së bashku me shoqatat motra në Kosovë kanë shtruar iftar me qindra pjesëmarrës, fëmijë jetimë, bashkëshoqërues të tyre dhe të ftuar të tjerë, raporton Kosova Post. 

Përfaqësuesi i IHH-së për Ballkan Mariglen Shehi, rikujtoi se dita e 15-të e Ramazanit është Dita Botërore e Jetimëve dhe tha se një gjë e tillë është pranuar nga OBI-ja Organizata e Bashkëpunimit Islam me propozim të IHH-së.

“Në ditën e sotme shtrojmë sofra me jetimët në 150 vende dhe rajone të botës. Ndodhemi në Prizren dhe Fushë Kosovë në të njëjtën kohë jemi sponsorë të 300 jetimëve dhe këtë mbrëmje do të bëjmë iftar së bashku me këta jetimë. Ne themi se nëse e buzëqesh jetimin, buzëqesh bota. Themi të mos harrohen këta jetimë”, tha Shehi. Dita Botërore e Jetimëve është një ditë e veçantë që festohet në ditën e 15-të të Ramazanit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për jetimët në axhendën botërore.

Surpriza “Iftari me Fëmijët Jetimë”

Me rekomandim të IHH-së – në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, dita e 15-të e Ramazanit çdo vit mbahet si “Dita Botërore e Jetimëve”. Në Ditën Botërore të Jetimëve, ku çdo vit mbahen aktivitete të ndryshme në ditën e 15-të të Ramazanit për sensibilizimin e fëmijëve jetim, shoqatat motra so Organizata “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” IHH dhe Shërbehu në Fushë Kosovë shtruan iftar për fëmijët jetimë!