Connect with us

Religjion

Koha është pasuria më e rëndësishme

Publikuar

më

Koha është pasuria më e rëndësishme që e posedojmë. Njerëzit të cilët kohën e përdorin në mënyrë produktive, nëse do të mundnin, do ta blinin kohën nga injorantët dhe të përtacët.

Dijetarët thonë se ai që dëshiron të dijë nëse All-llahu është i kënaqur me të, duhet ta shikojë se për çfarë e përdor kohën e tij, kështu që nëse i mungon koha për të bërë vepra edhe më të dobishme, kjo është shenjë e kënaqësisë së All-llahut. Nga ana tjetër, është ai që nuk shkon drejt kënaqësisë së Tij dhe e shtyn kryerjen e punëve të mira. Termi “vrasja e kohës” nuk ekziston në fjalorin e besimtarëve. Nuk është aspak e bukur që për kohën të flitet në këtë mënyrë, ndërsa e dimë që All-llahu thotë për Veten, se Ai është koha. 

Duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kohës dhe ta përdorim sa më mirë. E kemi të qartë se ekziston edhe një kaptinë e shkurtër kur’anore me këtë emër, El-‘Asr, që do të thotë “Koha”.

Përndryshe, në gjuhën arabe, etimologjikisht, ‘asr’ është koha që njeriun e shtrydh, ndërsa do të thotë edhe koha e ikindisë, sepse vjen në fund të ditës dhe nuk mund ta ndalojmë. Të gjithë po e humbin këtë kohë, përveç katër kategorive: ata që besojnë, ata që bëjnë vepra të mira, që e porosisin të vërtetën dhe durimin.

Le t’i shikojmë këto kategori njerëzish në mënyrë imagjinare. Paramendoni një njeri duke u mbytur në ujë duke humbur ndjenjat. Hapi i tij i parë është të zgjohet dhe të bëhet i vetëdijshëm për gjendjen e tij. Ky është imani (besimi). Hapi i dytë drejt shpëtimit është të dalë në sipërfaqe të arrijë të marrë frymë. Ky është aktivizim, të përdorim gjithçka që dimë nga aftësitë tona. Kjo i simbolizon veprat e mira. Tani imagjinoni që ky njeri, kur arrin në sipërfaqen e ujit, sikur e ndjenë zinxhirin e lidhur në këmbën e tij dhe këtë e ndërlidh me anëtarin më të afërt të familjes që fle nën ujë, siç ishte gjendja e tij. Me siguri që do të kthehet përsëri në ujë që ta zgjojë çdokënd i cili është i fjetur nga shkujdesja, në mënyrë që ai vetë të mund të vazhdojë të notojë. Kjo do të thotë të rekomandosh të vërtetën dhe të bësh thirrje për zgjimin e vetëdijes. Kur del në sipërfaqe së bashku me njerëzit e afërt, kupton se ka shumë të tjerë që janë të lidhur me zinxhirë dhe në gjumë të thellë në fund të detit.

Kështu ai e kupton shkallën e detyrimeve dhe amanetit me të cilat detyrohet dhe se duhet investuar shumë më tepër punë dhe mund. Kjo e nënkupton kategorinë e fundit, të katërt nga kjo sure kur’anore, dhe ky është rekomandimi dhe domosdoshmëria e durimit për të qëndruar në rrugën e shfrytëzimit produktiv të kohës.

Përshtati: Lutfi Muaremi

[Islampress.ch]

Lajme55 minutes ago

Asesi të bëhet rehat burri i kryeparlamentares, akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt duke e lidhur me Radojçiqin

Maqedoni1 hour ago

Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Shqipëri2 hours ago

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Lajme2 hours ago

Kasami dhe Mexhiti: Premtimi u bë realitet, jurisprudenca flet shqip!

Kosovë2 hours ago

Erdhi nga Belgjika për pushime në Kosovë, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda shtëpisë

Lajme2 hours ago

Shasivari: Provimi i jurisprudencës drejt Komisionit të Venecias, kërkohet mendim urgjent për modelin e ri

Lajme3 hours ago

Hoxha me lajm të mirë për bletarët: Paguhen 156,6 milionë denarë për 5.716 përfitues

Lajme3 hours ago

Pretendime për parregullsi në UNT: Komisioni recenzues anashkalon kuadër me notë mesatare 9.89 për ta punësuar Nora Taravarin, bashkëshorten e liderit të ASH-së Arben Taravari

Maqedoni3 hours ago

Bekim Sali: Pas 35 vitesh pritje, provimi i jurisprudencës në shqip merr dritën jeshile

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Universitetin e Tetovës: Ish-studenti kërcënon me shkrim dekanin dhe profesorët, policia ngre kallëzim penal!

Shqipëri3 hours ago

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

Lajme4 hours ago

Pas reagimeve të VLEN-it zbutet Dimitrievski, vendos flamurin shqiptar në Komunën e Kumanovës

NA NDIQ NË FACEBOOK