Connect with us

Lajme

Ka tentuar të vetëpronësojë arritje që nuk ishin të tijat, por të Sali Berishës … 

Publikuar

Në ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, Bylykbashi ka sjellë në vëmendje gabimet që çuan në humbjet e njëpasnjëshme të Partisë Demokratike, ndërsa ka folur edhe për qëndrimet e tij lidhur me çështje të ndryshme brenda opozitë duke mos u dakorduar me shumë qëndrime të Bashës. 

Vendimi ka qenë një moment çlirimi përtej PD. Ishte kulmimi i një procesi që duhet të kishte ndodhur më herët. Nëse gjykata do të kishte vendosur më herët nuk do ta kishim pasur 8 janarin sepse Basha do të ishte larguar më herët. U njoh zyrtarisht Kuvendi i 11 dhjetorit dhe njohu statutin e ri që i heq pushtetin kryetarit dhe gjithashtu njohu shkarkimin e Bashës, më pas dorëheqja është folklor, ai është shkarkuar. Në çdo rast Basha ka ikur, nëse do të kthehet apo jo janë hipoteza. Tashmë e dinë të gjithë që ai njeri e futi në një krizë të rëndë PD ka ikur tashmë, politikisht është një figurë që ka eksperiencë”, ka thënë Bylykbashi. 

Referuar deklaratës së Bashës i cili tha se do të punojë që të kthehet shpresa në PD, Bylykbashi tha se teza e tij është pa asnjë bosht. 

Ka qenë një ekzekutor i mirë i detyrave, ka tentuar të vetëpronësojë arritje që nuk ishin të tijat, por të Sali Berishës. Pra ajo tezë e Lulzim Bashës është pa bosht. Është një retorikë që përgjigjen e mori më 6 mars. Ajo që shtrohet sot, është që Basha në këtë proces që thotë se po bën, apo kontribuan në bashkimin e partisë? Jo nuk po e bën. Duhet ta bëjë, por kontributi i tij është të mos bëjë atë që ka bërë deri më sot, përçarjen. Largimi nga Grupi Parlamentar i Berishës ishte antikushtetues. Kisha pikëpyetjet e mia që do ta merrte atë vendim, por mendoja që Basha do të kishte prioritet interesin e PD dhe një parti e përçarë nuk fiton”, u shpreh deputeti i PD.

NA NDIQ NË FACEBOOK