Connect with us

Lajme

Ja kush është viktima e atentatit në autostradën Tiranë-Durrës, dyshimet për … 

Publikuar

Iljaz Çali është i riu i cili ka mbetur viktimë e atentatit me armë zjarri këtë mbrëmje në autostradën Tiranë-Durrës. Iljaz Çali është qëlluar nga një mjet tjetër në lëvizje në mes të autostradës teksa udhëtonte me një makinë tip ‘Land Rover’ të marrë me qira. Iljaz Çali, 37 vjeç, banues në Rinas të Ri, në vitin 2016 ka qenë në kërkim për trafik droge. Dyshohet se atentati ka ndodhur për larje hesapesh.

Kanë qenë familjarët e viktimës të cilët kanë identifikuar të riun ndërsa policia ka nisur hetimet për krimin. Shkaqet dhe rrethanat vrasjes janë ende të pa konfirmuara nga autoritetet ndërsa autorët dyshohet se janë larguar drejt Fushë-Krujës. 

Grupi hetimor ka nisur këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë si dhe janë ngritur edhe pika kontrolli për të kapur ekzekutorët. Nga gjithçka dihet deri tani, duket se kemi të bëjmë me një atentat të mirfilltë. 

Si ndodhi ngjarja
Fillimisht gjithçka u mendua se ishte një aksident. Ora shënonte 22:30 kur mjeti tip Land Rover u përplas në autostradë dhe më pas ndaloi.

Por nuk ishte ashtu siç dukej. Brenda saj ndodhej i riu rreth 35 vjeç i cili kishte ndërruar jetë si pasojë breshërisë së plumbave. Ai u qëllua nga një mjet tjetër në lëvizje.

Pas krimit, autorët largohen në drejtim të paditur ndërsa ka dyshime që ata të kenë udhëtuar drejt Fushë Krujës, një zonë mjaft problematike sa i përket krimit ku ata mund të fshehin dhe gjurmët.

Blutë e Tiranë njoftuan se kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre. Dyshohet se krimi ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës. Si shpesh herë atentate të tilla ndodhin për larje hesapesh.

NA NDIQ NË FACEBOOK