Lajme
Iftari me Gjiknurin/ ‘Ky është krye-hajdut, ca e lidh me ju?’, Myftiu: I fola për islamin

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ishte i ftuar në iftarin e organizuar nga Myftiu Adrit Hoxhllaku dhe imamët e tjerë nga xhamitë e Bashkisë Librazhd. Pamjet nga iftari u ndanë në rrjetet sociale. Takimi nuk kaloi pa komente. Një prej tyre kërkonte të dinte se përse Gjiknuri ndodhet në atë takim pasi nuk e lidh asgjë me iftarin. Nga ana tjetër, Hoxhllaku i tha se gjatë takimit ka folur vetëm për islamin.
‘Ky është krye hajdut,habitem ca e lidh me iftarin ktë tipin.!!!‘- tha një komentues.
Ndërsa imami iu përgjigj: Gjatë iftarit atij gjeta rastin t’i flas për islamin, këtë rast e shfrytëzova aq sa munda. Tani si mendon ti, nëse nuk do ishim ulur në një tavolinë të tillë a do kisha patur mundësi t’i them që të besojë në Zotin e gjithësisë?

(a.b)/dosja.al
The post Iftari me Gjiknurin/ ‘Ky është krye-hajdut, ca e lidh me ju?’, Myftiu: I fola për islamin appeared first on Dosja AL.





















