Connect with us

Lajme

Helikopteri policor mbi Shkup, Gostivar dhe Tetovë, nuk ka vend për panik, ja për çfarë bëhet fjalë

Publikuar

Një helikopter policor sonte pas orës 20:00 fluturoi mbi Shkup, Gostivar dhe Tetovë. Disa qytetarë janë lajmëruar në redaksinë e TV21 për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë.

Përmes mjeteve në dispozicion, ne e ndoqëm fluturimin e helikopterit, i cili së bashku me një aeroplan që vinte nga Mbretëria e Bashkuar ishte në ajër mbi Shkup dhe pasi avioni nga Britania e Madhe u ul në aeroportin e Shkupit, helikopteri i policisë u ul në afërsi të aeroportit.

Pas rreth 15 minutash, helikopteri u kthye sërish në ajër.

Nga Ministria e Mbrojtjes për TV21 thonë se sonte nuk ka fluturuar asnjë helikopterë ushtarakë, përveç një avion të vogël stërvitor të ushtrisë, i tipit “Zlin”, i cili ka fluturuar nga ora 18.30 deri në orën 19.00 në lartësi të madhe në Maqedoninë Lindore.

Ministria e Brendshme tha për TV21 se ky është një fluturim stërvitor standard që shpesh kryhet nga policia.

The post Helikopteri policor mbi Shkup, Gostivar dhe Tetovë, nuk ka vend për panik, ja për çfarë bëhet fjalë appeared first on InfoShqip.com.

NA NDIQ NË FACEBOOK