Lajme
Gazetarja Britanike bën deklaratën e papritur: Pse nuk e lavdëron Yuri Kim, SPAK-un për inceneratorët …

Gazetarja britanike që jeton e punon në Tiranë, Alice Taylor ka komentuar hetimin e SPAK për aferën e inceneratorëve dhe heshtjen e pashembullt të ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
Ambasadorja Kim ka reaguar përherë pas një hetimi dhe arrestimi nga SPAK, por në lidhje me hetimet dhe arrestimet që po bëhen për aferën e inceneratorëve, ajo ka heshtur.
Taylor shkruan se, pse nuk reagon Yuri Kim në lidhje me këtë hetim që ka përfshirë qeverinë dhe njerëzit e Edi Ramës? ‘
A e ka lavdëruar ambasadorja amerikane punë e SPAK-ut në lidhje me skandalin e incineratorëve?
A ka bërë thirrje për hetim të plotë mbi gjithë bashkëpunëtorët e dyshuar në përpjekjen për përvetësimin e 430 milion eurove apo më ka shpëtuar kjo gjë?
Zakonisht ajo e ka diçka për të thënë për SPAK.
Nëse më ka shpëtuar, linkun ju lutem’, – shkruan gazetarja britanike që jeton e punon në Tiranë, Alice Taylor.
















