Lajme
FOTO-U tërhoq zvarrë për vdekje nga vinçi, ky është i riu që punonte në Portin e Durrësit

DURRËS– Personi që po shikoni në foto është Rufan Belshaku, 19-vjeçari që humbi jetën në mënyrë tragjike teksa punonte në Portin e Durrësit. Belshaku ndodhej në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit, në momentin që u tërhoq zvarrë nga vinçi dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.
Sot, një ditë pas ngjarjes tragjike, policia njoftoi edhe arrestimin e tre personave që punojnë në Portin e Durrësit.



Bëhet fjalë për: Rendi Biçaku me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku me funksion manovrator i makinerisë dhe Bledar Troplini me funksion kryemekanik i ofiçinës.
(f.m/dosja.al)
The post FOTO-U tërhoq zvarrë për vdekje nga vinçi, ky është i riu që punonte në Portin e Durrësit appeared first on Dosja AL.



















