Lajme
FOTO-LAJM/ Jo vetëm shitësit ambulantë, Policia Bashkiake nuk ‘kursen’ as muzikantët

TIRANË- Shitësit ambulantë që i përzë Policia Bashkiake nuk është e padëgjuar më parë. Por këtë herë Policia Bashkiake i është ‘sulur’ një tjetër kategorie, asaj të muzikantëve dhe këngëtarëve që këndojnë në rrugë.
Në foton e siguruar nga Dosja.al, shihët Policia Bashkiake, e cila po përzë një këngëtar që këndon te Liqeni i Tiranës. Arsyeja se përse policia po e bën këtë veprim nuk dihet, por në foto duket i riu që po mbledh mjetet dhe po largohet nga vendi.

(I.A/dosja.al)
The post FOTO-LAJM/ Jo vetëm shitësit ambulantë, Policia Bashkiake nuk ‘kursen’ as muzikantët appeared first on Dosja AL.


















