Lajme
Emërohet drejtor i ri në QIK, në faqen në Facebook largohet gjuha shqipe

Qyteti i Shkupit ka emëruar drejtor të ri në Qendrën Informative Kulturore, transmeton TV21.
Ai do të jetë Antonio Dimitrov. Por çfarë bie në sy, është se faqja e këtij institucioni, i cili në udhëheqësinë paraprake komunikonte edhe shqip, tashmë është vetëm në gjuhën maqedonase.
Vetëm në gjuhën maqedonase është edhe njoftimi i drejtorit.
Kujtojmë se në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në komunat ku 20% i qytetarëve janë shqiptarë, institucionet që gravitojnë në atë komunë duhet të komunikojnë edhe në gjuhën shqipe./TV21
The post Emërohet drejtor i ri në QIK, në faqen në Facebook largohet gjuha shqipe appeared first on InfoShqip.com.
















